• E mërkurë, 23 Korrik, 2025

“VERA E OHRIT” NUK FLET AS NUK KËNDON SHQIP!

EA
Korrik13/ 2025

Mbrëmë (12 korrik) është hapur manifestimi kulturor VERA E OHRIT, ku i pranishëm në hapjen solemne ishte edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. Dikush që e ka pa z. Begaj, ka pritur që VERA e OHRIT në programin e saj do të ketë edhe ndonjë ngjarje teatrore apo muzikore edhe në gjuhën shqipe.

A thua z.Begaj ia ka hedhë një sy prigramit?!

Mirëpo pritjet dolën të kota, sepse sipas programit të mëposhtëm, VERA E OHRIT sivjet as nuk do të deklamojë, as nuk do të këndojë në gjuhën shqipe.

Për një konceptim të tillë programor, kompetent janë drejtuesit e këtij festivali, por, përtej kësaj, është e pakuptimt që në një manifestim të tillë që financohet nga shteti, të bëhet një analshkalim kaq flagrant i kulturës shqiptare. Dalngadalë, por sigurt, po ndodhë një rrudhje, një reduktim i gjithë asaj që quhet pjesëmarrje proporcionale ose hise e kulturës shqiptare në Maqedoni…..

VERA E OHRIT sivjet është dëshmia më e mirë e kësaj rrudhjeje…..

Arsyet pse ka ndodhur kjo, nuk do t’i dijnë vetëm ata që nuk janë të mësuar me dreqnillëqet e politikës….Por, të gjithë dreqëririt e politikës, si zakonisht, do ta japin versionin e tyre të arsyetimeve….

Ja programi:

12/07/2025 (21:00) Ceremonia e hapjes së Festivalit të Verës së Ohrit 2025

Programi muzikor “Transformimi i Shqisave”

Teatri antik

13/07/2025 ( 21:00) – Shfaqje teatrale – Monodrama “Të gjitha gjërat më të bukura” nga Duncan McMillan Programi i Dramës

14/07/2025 ( 21:00 ) –Mbrëmja Çeke – Lukas Vondracek – program muzikor për piano

15/07/2025 ( 21:00 ) — Mbrëmja e BE-së; Kuarteti “Modigliani”, program Francemusic

16/07/2025 (21:00) -Mbrëmje Austriake – Kuinteti i Harqeve i Orkestrës Simfonike Tiroleane nga Programi Muzikor i Innsbruck-ut

17/07/2025 (21:00) – Shfaqje teatrale “12” bazuar në motivet e “12 Burrave të Zemëruar” nga Reginald Rose. Program dramatik.

18/07/2025 (21:00) – Mbrëmje lituaneze e muzikës dhe artit; Dyshja e pianos: Rokas Zubovas dhe Sonata Devejkite – Zuboviene; Ekspozita artistike: Riprodhime pikturash nga Mikalojus Konstantinas Programi muzikor Čiurlionis

19/07/2025 (21:00)- Ansambli “Rey”, Turqi, program muzikor

20/07/2025 (21:00) – Koncert “Libertango” i programit muzikor të Orkestrës së Institutit FAME’S

21/07/2025 ( 21:00) -Daniel Müller-Schott – violonçel, program muzikor i Gjermanisë

22/07/2025 ( 21:00 ) – Lukasz Dlugosz – flaut, Poloni Andrzej Jungiewicz – program muzikor piano

23/07/2025 ( 21:00) – Premierë e shfaqjes teatrale “Amadeus” nga Peter Schafer Programi i Dramës

24/07/2025 (21:00) – Mbrëmje Italiane – Programi Muzikor i Filarmonisë së Bolonjës

25/07/2025 (21:00) – Mbrëmje Greke – Danae Dorken – program muzikor për piano

26/07/2025 (21:00) – Mbrëmje Holandeze – Kuarteti i Harqeve i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw Programi Muzikor

27/07/2025 (21:00) – Ansambli Consonance – Programi muzikor “Mozaik”

28/07/2025 ( 21:00) -Emir Imerov – violinë, Maqedoni; Vag Papian – piano, Programi Muzikor i Izraelit

29/07/2025 ( 21:00) – Koncert i Orkestrës së Dhomës së MMM-së “Sasha Nikolovski- Gjumar”, Programi Muzikor Maqedonas

30/07/2025 ( 21:00 ) Mbrëmje kroate; Programi muzikor i Solistëve të Zagrebit

31/07/2025 ( 21:00) – Koncert Damjan Pejcinovski – kitarë, Programi muzikor maqedonas

02/08/2025 (20:00)- Shfaqje teatrale për fëmijë “Koncert i Bandave 5+” Prodhim i OHO-së

Spread the love