Ka filluar ndërtimi i objektit të ri të prodhimit të “Çagataj Cable” në Zonën Tregtare TIR Shkupi 1. Investimi prej gjashtë milionë eurosh do të sigurojë 200 vende të reja pune.
“Çagatay Cable” prodhon tela dhe kabllo për industrinë e automobilave. Ata furnizojnë prodhuesit kryesorë të autobusëve, traktorëve, makinerive të ndërtimit, kamionëve, automjeteve komerciale, kondicionerëve, makinave të pastrimit dhe automjeteve speciale të aeroportit.
Kompania turke, e themeluar në vitin 1998, është e pranishme në Maqedoni për më shumë se shtatë vjet. Investimi i parë në Bunarxhik ishte katër milionë euro në fabrikën e parë, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej shtatë mijë metrash katrorë. Që atëherë, këtu janë prodhuar kabllo dhe tela për sisteme automobilistike dhe elektronike, të cilat eksportohen jashtë vendit. Fabrika e re do të dyfishojë kapacitetin e prodhimit, që do të thotë mbështetje për furnizuesit vendas dhe ekonominë. Kështu, “Çagatay Cable” përfaqëson një shembull të investimeve të huaja të suksesshme në Maqedoni.
Të dhënat tregojnë se në vitin 2023/24, “Çağatay Cable” kreu rreth 1,062 dërgesa eksporti me një vlerë totale prej 12.59 milionë dollarësh, kryesisht në Holandë, Gjermani dhe Belgjikë./ GazetaFAKTI.
